Daku i lumtur me golin për Kosova U-21

Daku i lumtur me golin për Kosova U-21

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, është shprehur shumë i lumtur me golin e shënuar ndaj Andorës, gol i cili kishte vlerën e tre pikëve për ekipin e Rafet Prekazit.

“Ndjenjë e mirë kur shënon për Kosovën. Jam shumë i gëzueshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu. Kemi luajtur mjaft mirë, kundërshtari nuk ishte i dobët, por i jemi qasur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e kaluam këtë sfidë. Do të vazhdoj të punoj kështu dhe besoj se do të vazhdoj me këtë formë të lartë. Nëse jam pa lëndime besoj se do të vazhdoj kështu. Në dy ndeshjet e fundit pres angazhim. Shpresoj shumë se do të dalim triumfues”, ka deklaruar Daku, pas ndeshjes, transmeton Insajderi.

Sulmuesi i Ballaknit,  Daku, momentalisht është golashënuesi më i mirë i Ipko Superligës së Kosovës në futboll, me 10 gola të shënuar./Insajderi.com.