Dalin pamjet e sulmit ndaj zyrave të gazetës holandeze

Dalin pamjet e sulmit ndaj zyrave të gazetës holandeze

Dalim pamjet e momentit të sulmit ndaj zyrave qendrore e gazetës holandeze De Telegraaf ku u goditën nga një furgon herët në mëngjes.

Policia flet për një sulm të qëllimshëm por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të plagosur.

Furgoni i bardhë u përplas në fasadën e xhamit të ndërtesës në periferi të Amsterdamit rreth orës 04:00 sipas kohës lokale dhe shpërtheu në zjarr.

Policia tha se askush nuk u plagos dhe shoferi i furgonit i cili arriti të largohej nga vendngjarja nuk është kapur ende.

De Telegraaf është e përditshmja më e madhe në Holandë, e specializuar në sport dhe krime.

Javen e shkuar, një predhë u hodh në një zyrë që strehonte disa revista në të njëjtën zonë të Amsterdamit.

Një 41-vjeçar u arrestua për atë sulm, ku askush nuk u lëndua./Ora News/