Dalin pamjet e vdekjes së Daniel Prude, personi me ngjyrë që policia ia kishin vënë kapelën në kokë dhe pësoi asfiksi

Dalin pamjet e vdekjes së Daniel Prude, personi me ngjyrë që policia ia kishin vënë kapelën në kokë dhe pësoi asfiksi

Një person me ngjyrë i paarmatosur vdiq në shtetin e New Yorkut, pasi që ishte ndjekur nga policia dhe më pas ia kishin mbajtur fytyrën të mbështetur për toke për dy minuta, njofton Insajderi.

Këto detaje të vdekjes së tij kanë dalur tash vonë pasi janë shfaqur pamjet nga kamerat e trupit që i bartë policia.

Daniel Prude, 41 vjeçar, ishte duke vuajtur nga probleme mentale, kur policia e kishte ndaluar në mars, dhe i kishin vënë një kapelë në kokë. Kapela këto që janë të dizajnuara për policinë që të mbrojnë fytyrën kur ballafaqohen me persona agresorë.

Ai më vonë vdiq nga asfiksia (pamjaftueshmëria e mbushjes me oksigjen), por storia e tij është bërë publike vetëm tani.

Vdekja e tij kishte ndodhur dy muaj para se të vritej George Floyd.

Kandidati për president nga radhët e Demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë thirrje për dënimin e policëve të përfshirë në të shtënat e fundit ndaj personit tjetër me ngjyrë, Jacob Blake dhe ato ndaj Breonna Taylor, gruaja me ngjyrë që ishte qëlluar tetë herë nga policia që kishte hyrë në apartamentin e saj në Luisville, në Kentucky, me 13 mars./Insajderi.com