
Të gjithë lojtarët e Kosovës U-21 kanë rezultuar negativ me virusin COVID-19.
Kjo do t’i mundësojë përfaqësueses së Kosovës që të luajë ndeshjen në “Fadil Vokrri” kundër Shqipërisë.
E më 17 nëntor djelmoshat udhëtojnë në Turqi për t’u ndeshur me turqit U-21, njofton Insajderi.
Këto janë dy ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2021”.
Të gjitha gjasat matematikore janë të humbur për djelmoshat dardan që të sigurojnë një vend në garën evropiane. /Insajderi.com