"Tregoju fëmijëve që i dua. Po vdes"

Dalin transkriptat e bisedës: Këto ishin fjalët e fundit të George Floyd

Dalin transkriptat e bisedës: Këto ishin fjalët e fundit të George Floyd

Janë zbuluar transkriptimet të marra nga kamera e trupit e policëve të cilët e arrestuan dhe pastaj e mbajtën për toke derisa vdiq, George Floyd-in, vdekja e të cilit ngjalli protesta në gjithë botën dhe të cilat po vazhdojnë edhe sot, njofton Insajderi.

Deri tani ekzistonin vetëm disa video amatore që tregonin momentet e fundit të jetës së George Floyd dhe dëgjoheshin fjalët “s’po mund të marr frymë”.

Por tani kanë dalur edhe transkriptat e momenteve të fundit të jetës së tij të cilat japin më shumë detaje.

Në një moment, i shtrirë për toke Floyd kishte thënë “do më vrasësh o njeri”.

Atëherë dëgjohet polici që i kishte vënë këmbën në qafë duke i thënë “atëherë mjaft bërtite, ndalo së foluri”.

“Të merr shumë oksigjen kur flet”.

Polici tjetër që ishte i pranishëm në një moment e pyet Floyd-in “a mos ke marrë ndonjë drogë”, por ky ia kthen që thjesht “jam i frikësuar”.

Transkriptet tregojnë se derisa ishte i shtrirë në tokë Floyd kishte qarë disa herë duke përmendur nënën e tij.

“S’po mund ta besoj çfarë po ndodhë. Nënë, të dua, të dua”.

“Tregoju fëmijëve që i dua. Unë po vdes”./Insajderi.com