
Pas suksesit në Ligën e Parë, Dukagjini arriti të ngritet në Superligë për edicionit e ardhëshëm, shkruan Insajderi.
Për këtë sukses të arritur klinasit kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me trajnerin Mirlind Daku dhe ndihmësit e tij, Artan Luzi dhe Agon Ramadani.
Kujtojmë që Dukagjini arritë të inkuadrohet në Superligë, pasi mposhti në barazh Trepçën ’89 pas ekzekutimit të penalltive.
Madje, skuadra e drejtuar nga Dallku arriti edhe në finale të Kupes së Kosovës, ku u mposhtën nga Llapi, gjithashtu pas ekzekutimit të penalltive./insajderi.com