Trajneri i Ballkanit, Armend Dallku, ka folur pas triumfit të ekipit të tij, ndaj Ballkanit, në finalen e kupës së Kosovës.
“Ne kemi luajtur disa ndeshje ndaj tyre(Ballkanit) dhe i kemi studiuar mjaft mirë. Ne kemi mundur të fitojmë me rezultat më bindës, por jem të kënaqur edhe me këtë fitore minimale” tha fillimisht Dallku, raporton Insajderi.
“Ne kemi bllokuar lojtarët e tyre kryesorë, si Blend Baftiu dhe Topalli, të cilët janë shumë të rrezikshëm për kundërshtarët. Ne bëmë ndryshimet e duhura për të zbatuar strategjinë tonë” përfundoi Dallku.
Prishtina me fitoren ndaj Ballkanit, ka fituar kupën e Kosovës, si dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Evropa Ligë./Insajderi.com.