FC Prishtina dhe Drita luajtën sot në kuadër të Ipko Superligës dhe barazuan me rezultat 1 me 1. Trajneri i Prishtinës pas ndeshjes tha se nuk është i kënaqur me referimin.
“Me këtë barazim, gjasat për titull janë zvogëluar shumë. Ne po luanim për tre pikë edhe në këtë ndeshje si në çdo ndeshje tjetër, por ne kishim edhe mungesa në mesfushë dhe nuk patëm mundësi ta freskonim atë repart” tha Dallku, raporton Insajderi.
“Ne luajtëm mire dhe jam i kënaqur me paraqitjen, por na u mohua një penallti e pastër e cila le të mbetet në ndërgjegjen e tyre(Referëve), por ky nuk ishte rasti i vetëm që ne po dëmtohemi për mos referim të penalltive, pas ka ndodhur tre herë brenda sezonit. Ndaj Dritës nuk na është referuar ndonjë penallti në 2-3 vitet e fundit” përfundoi Armend Dallku.
Kujtojmë se ndaj Dallkut janë hapur dy raste, një nga Policia për sulm ndaj zyrtarit Policor dhe nga komisioni i garave për reagimet si dhe fjalorin e tij pas ndeshjes me Gjilanin./Insajderi.com.