Dani Alves befasohet nga përgjigja e Barcelonës

Dani Alves befasohet nga përgjigja e Barcelonës

Barcelona nuk është e interesuar ta rikthejë mbrojtësin e djathtë, Dani Alves, edhe pse vetë futbollisti brazilian i është ofruar ish-klubit të tij

Dani Alves u nda nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere dhe tash është në kërkim të klubit të ri.

Mbrojtësi i djathtë e kaloi një eksperiencë fantastike në Kupën e Amerikës me Brazilin, me të cilin e fitoi trofeun, ndërsa në nivelin individual ishte në “top”.

Prandaj, kohëve të fundit flitej se futbollisti brazilian mund të kthehet në Barcelonë gjatë kësaj vere.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë kontaktuar nga vetë futbollisti, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Camp Nou, por që ai është informuar nga krerët e klubit se nuk janë të interesuar për shërbimet e tij, transmeton Express.

Alves kishte fituar gjithçka me gjigantin katalunas gjatë eksperiencës së kaluar aty.

Interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur edhe Interi.