Dani Parejo i Villarreal shënon golin më të bukur të javës në La Liga kundër Sociedad

Dani Parejo i Villarreal shënon golin më të bukur të javës në La Liga kundër Sociedad

Lojtari i Villarreal, Dani Parejo ka realizuar një gol fantastik kundër Real Sociedadit, e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës, njofton Insajderi.

Pas një krosi të gabuar në minutën e tretë nga ana e “të verdhëve”, topi u rikthye jashtë zonës së rreptësisë. Megjithatë pa e ndaluar topin, Parejo ka lëshuar “një predhë”, e cila përfundoi në rrjetë.

Distanca e golit ishte 30 metra, çka e bën golin akoma më të bukur. Mbështetësit e futbollit spanjoll e kanë votuar golin e Parejos në rrjete sociale, si më të bukurin e javës.

Real Sociedad arriti të barazojë sfidën në 1-1 vetëm në minutën e fundit të takimit, teksa Isak shndërroi në gol një aksion të ardhur drejt tij. /Insajderi.com