Danimarka do të ofrojë vaksina COVID-19 për fëmijët e moshës 12-15 vjeç në mënyrë që të rris imunitetin e saj të përgjithshëm kundër virusit përpara dimrit, thanë autoritetet shëndetësore të enjten.
Fillimisht, Danimarka do të ofrojë vetëm vaksinën Pfizer-BioNTech për 12-15 vjeçarët, pasi është e vetmja vaksinë e aprovuar nga rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian për adoleshentë, shkruan Reuters, transmeton Insajderi.
“Një zgjerim i grupit të synuar tek 12-15 vjeç është i nevojshëm për të siguruar imunitet edhe më të madh në popullatë, dhe kështu të sigurojë kontrollin e epidemisë në Danimarkë”, tha kreu i Autoritetit Danez të Shëndetësisë, Soren Brostrom.
Vaksinimi i adoleshentëve do të fillonte pasi të rriturit të ishin vaksinuar plotësisht në mes të shtatorit, tha Brostrom në një konferencë shtypi.
“Ne kemi nevojë për imunitetin e popullsisë, veçanërisht para një sezoni dimëror”, pohoi ai.
Në një skenar optimal, Brostrom vlerësoi se rreth 75% e popullsisë së Danimarkës do të jetë imune kundër virusit pasi të gjithë të rriturit të jenë vaksinuar. Vaksinimi i adoleshentëve do të shtonte edhe 4% të këtij numri, tha ai./Insajderi.com