Danimarka futet në karantinë për shkak të një mutacioni të Covid që është gjetur tek vizonët

Danimarka futet në karantinë për shkak të një mutacioni të Covid që është gjetur tek vizonët

Autoritetet daneze kanë thënë se disa zona do të futen në karantinë për shkak të një mutacioni të koronavirusit që gjendet te kafshët e quajtura vizon, që mund të përhapet te njerëzit.

Qeveria ka paralajmëruar që efektiviteti i çdo vaksine në të ardhmen mund të ndikohet nga mutacioni.

Baret, restorantet, transporti publik dhe të gjitha sportet e brendshme do të mbyllen në shtatë komuna të Jutlandit të Veriut.

Kufizimet do të hyjnë në fuqi nga e premtja dhe fillimisht zgjasin deri më 3 Dhjetor.

Lajmi vjen menjëherë pas një njoftimi se Danimarka do të zhdukë të gjithë vizon e saj – deri në 17 milion.

Vendi skandinav është prodhuesi më i madh në botë i gëzofit të vizonit dhe tregjet kryesore të eksportit të tij janë Kina dhe Hong Kong. Goditja filloi në fund të muajit të kaluar, pasi u zbuluan shumë raste të vizonave.

Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vizon duket se janë “rezervuarë të mirë” të Covid.

Por rastet po përhapen shpejt në Danimarkë – 207 ferma të vizonave në Jutland janë prekur – dhe të paktën pesë raste të llojit të ri të virusit u gjetën. Autoritetet thanë se 12 persona ishin infektuar me mutacionin e Covid.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke tha rreth gjysma e 783 rasteve njerëzore të raportuara në veri të Danimarkës kanë lidhje me një lloj virusi që buronte nga fermat e vizonave./Insajderi.com

BBC News