Dardan Berisha e ka fituar padinë ndaj skuadrës së madhe të Cibonës.
Berisha në konton e tij do të inkasoj rreth 22 mijë euro, me arsye që Cibona i kishte mbetur borxh për shkak të mos respektimit të kontratës.
Në të kaluarën basketbollisti kosovar ishte paraqit për skuadrën kroate, derisa momentalisht nuk dihet se a do të vazhdojë me Prishtinën apo do të kalojë në ndonjë klub tjetër.
Dardani nesër do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës në prag të dy dueleve ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe në kuadër të Eurobasketit 2021.