Dardan Berisha fiton para të majme pas paditjes që i bëri Cibonës

Dardan Berisha fiton para të majme pas paditjes që i bëri Cibonës

Dardan Berisha e ka fituar padinë ndaj skuadrës së madhe të Cibonës.

Berisha në konton e tij do të inkasoj rreth 22 mijë euro, me arsye që Cibona i kishte mbetur borxh për shkak të mos respektimit të kontratës.

Në të kaluarën basketbollisti kosovar ishte paraqit për skuadrën kroate, derisa momentalisht nuk dihet se a do të vazhdojë me Prishtinën apo do të kalojë në ndonjë klub tjetër.

Dardani nesër do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës në prag të dy dueleve ndaj  Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe në kuadër të Eurobasketit 2021.