Dardan Berisha: Nuk jemi favorit ndaj Lituanisë

Dardan Berisha: Nuk jemi favorit ndaj Lituanisë

Kosova do të takohet me Lituaninë me 24 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës 2019.

Kosova ndodhet në grupin C së bashku me Hungarinë, Poloninë dhe Lituaninë.

Para këtij takimi, Dardan Berisha ka folur për KTV, ku tha se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Realisht nuk jemi favorit. Lituania është shkollë e basketbollit botëror. Ata janë shumë të fortë, por ne do ta japim maksimumin tonë së bashku me tifozët ndoshta dhe do t’i befasojmë, por nuk është e lehtë”, tha ai.