Dardanët e falenderojnë Challandesin për mundin e dhënë për Kosovën

Dardanët e falenderojnë Challandesin për mundin e dhënë për Kosovën

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, Dardanët e kanë falenderuar trajneri Bernard Challandes për punë e bërë deri më sot.

Përmes një postimi të bërë në faqen e tyre ne Facebook, ndër të tjera ata kanë shktuar se çdo cikël e ka fundit e vet dhe se duhet të respektojnë momentet e mira që kaluan në drejtimin e tij, përcjëllë Insajderi.com.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara”, klanë shkruar ata ndër të tjera.

Po ashtu, kanë shkruar se nga trajneri i ri presin rezultate positive dhe qasje profesionale në punë.

Reagimi i plotë:

Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara. Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës.Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet.