Dardanët i nisin sot stërvitjet

Dardanët i nisin sot stërvitjet

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të fillojë stërvitjet sot, në prag të dy ndeshjeve të muajit nëntor.

Skuadra do të mblidhet sot në Prishtinë, ndërsa do të drejtohen nga Primoz Gliha, që është trajneri përkoshëm, shkruan Insajderi.com.

Në ndeshjen e parë, me dhjetë nëntor, Kosova do të luajë ndeshje miqësore me Jordaninë, në stadiumin“Fadil Vokrri”.

Ndërsa, me 14 nëntor, e zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022” kundër Greqisë në Athinë.

Orari i Kosovës për ndeshjet e tetorit - Insporti

Përfaqësuesja e Kosovës, foto nga e kaluara

Dardanët, pozicionohen në vendin e fundit në Grupin B, me vetëm katër pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara

Në këto takime, pas një kohe të gjatë në ekip është rikthyer Edon Zhegrova, i cili i ka lënë lëndimet prapa krahëve.

Kurse jashtë skuadrës janë lënë Bernard Berisha dhe Leart Paqarada. /Insajderi.com