Dardanët pushtuan Sofjen një vit më parë

Dardanët pushtuan Sofjen një vit më parë

Kosova kishte ndeshje të vështirë një vit më parë, kur më 10 qershor 2019 udhëtoi në Sofje për tu përballur me Bullgarinë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e EURO 2020.

Me fitore, Kosova shpresonte edhe më shumë në realizimin e ëndrrës së evropianit, kurse një gjë e tillë ishte e vështirë në stadiumin Vasil Levski.

Milot Rashica pati shënuar pas 14 minutave, kurse rezultati u barazua para fundit të pjesës së parë nga Ivelin Popov.

55 minuta nga ndeshja, Bullgaria krijoi epërsi 2:1 me Dimitrov, kurse Vedat Muriqi barazoi në të 64-ën në 2:2.

Pas një dominimi të ndeshjes, në sekondat e fundit, në minutën 93, Elbasan Rashani pati realizuar me kokë nga asistimi i Milot Rashica për fitoren e madhe të Kosovës 2:3.

Përkundër kësaj, gjërat nuk shkuan mirë për Kosovën, sepse në fund pas tetë ndeshjeve nuk arriti të kualifikohet në EURO 2020 përmes kualifikimeve të rregullta, duke përfunduar në vendin e tretë në Grupin A me 11 pikë.

Anglia dhe Çekia realizuan qëllimin duke përfunduar mbi Kosovën.

Megjithatë, për dardanët ka edhe një mundësi, përmes gjysmëfinales së Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut, ndeshje që mendohet të realizohet në Shkup në muajin tetor. Në rast fitoreje, pret fituesin e ndeshjes tjetër Bjellorusi – Gjeorgji për tu ndeshur në finale që potencialisht do ta kualifikonte Kosovën në evropian në tentimin e parë. / Insajderi.com