Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Guinesë

Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Guinesë

Përfaqësuesja kosovare të hënën ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores të së martes kundër Guinesë, shkruan Insajderi.

Në këtë ndeshje “Dardanët” do të paraqiten me futbollistë që shihen si potencial për ekipin në të ardhmen.

Gjatë stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes, është përqendruar kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke u shpjeguar futbollistëve elemente dhe skema të ndryshme të lojës.

Atmosfera te futbollistët dardanë dukej mjaft e mirë, ashtu sikurse përkushtimi në punë dhe harmonia brenda ekipit.

Miqësorja mes Guinesë dhe Kosovës zhvillohet të marten me fillim nga ora 17:00 sipas orës lokale në Side të Turqisë.