Darka e fundit – Si u sulmuan qytetarët nëpër restorante

Darka e fundit – Si u sulmuan qytetarët nëpër restorante

Për shumë kë që ishte duke darkuar në restorantet afër Urës së famshme të Londrës kjo ka mundur të jetë darka e fundit.

Megjithatë sipas disa të dhënave të para numri i të vdekurve pritet të rritet më shumë se një person, që tashmë zyrtarisht ka vdekur nga plagët e marra.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë rrëfyer The Sun dhe BBC-së se sulmuesit të armatosur me thika të mëdha kanë hyrë nëpër restorante duke therur njerëz, përpos atyre që kanë takuar në rrugë.

Në rrjete sociale është publikuar edhe një video ku shihet një person me veshje islamike teksa dorëzohet tek Policia.

Një dyshimtar i tmerruar i tha BBC-së se dhjetra persona kanë qenë të mbuluar në gjakë pasi ata u therën pa mëshirë me thika.

Jag Sandue, dyshimtari, madje është fotografuar duke treguar sesi këmisha e tij është e mbuluar me gjakë.

Ngjarjet tragjike në Londër nisën kur një furgon hyri mes këmbësorëve në Urën e Londrës, për të vazhduar me sulmin e dytë në një market afër Urës dhe më pas me sulmin e tretë në Vauxhall më pak se 1 kilometër larg Urës së Londrës./Insajderi.com