Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se organizata terroriste PKK dhe krahu i organizatës në Siri YPG kanë përdorur fëmijët e moshës së vogël, raporton Anadolu Age" />

DASH: Oraganizatat terroriste keqpërdorën fëmijët e mitur

DASH: Oraganizatat terroriste keqpërdorën fëmijët e mitur

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se organizata terroriste PKK dhe krahu i organizatës në Siri YPG kanë përdorur fëmijët e moshës së vogël, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin 2016 mbi Trafikimin Njerëzor.

Në raportin ku theksohet se organizata terroriste PKK dhe krahu i organizatës në Siri YPG kanë përdorur fëmijët jezidë dhe kurdë të moshës së vogël thuhet se “PKK dhe grupi i armatosur milic Jezidi YBSH ka mbledhur me detyrim dhe përdorur në konflikte në Irakun e Veriut dhe detyra në mbështetje fëmijët meshkuj dhe femra ku disa prej tyre janë fëmijë kurdë dhe Jezidë në moshën 12 vjeçare”.

Gjithashtu në raport është theksuar se fëmijët kanë qenë goxha të pambrojtur kundër përdorimit të tyre dhe mbledhjes me detyrim nga shumë grupe të armatosura që operojnë në Irak duke mos patur kufizime nga organizata terroriste DEASH, Hashdi Shabi, forcat e fiseve, PKK dhe milicët me mbështetje nga Irani.

“Pavarësisht se me një organizatë ndërkombëtare është nënshkruar angazhimi për lirimin e të gjithë luftëtarëve nën moshën 18 vjeç YPG në vitin 2016 ka mbedhur dhe ka trajnuar fëmijët të moshës 12 vjeç” thuhet ndër të tjera në raport.

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson në një deklaratë të bërë në lidhje me raportin e publikuar ka shprehur se “trafikimi i njerëzve është një prej çështjeve njerëzore më tragjike të ditëve të sotme”.

Ndër të tjera Tillerson ka vënë në dukje se trafikimi i qenieve njerëzore shpërbën familjet, prish tregjet globale, minon sundimin e ligjit dhe udhëheq aktivitetet e tjera kirminale.

Duke shprehur se trafikimi i qenieve njerëzore kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare Rex Tillerson tha se “Dhe më e keqja është se privon lirinë dhe dinjitetin e qenies njerëzore”.