Një nuse norvegjeze u martua me dhëndrin e saj suedez në një ceremoni të zhvilluar në kufirin midis vendeve të tyre – me të ftuarit që qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me kufizimet Covid-19, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Çifti tha për BBC-në se nuk mund të prisnin më gjatë që të hiqeshin kufizimet. “Ne nuk donim të ndryshonim datën … gjithçka që donim ishte të martoheshim”, thanë ata.
Dhe për shkak se Suedia ka marrë një qasje shumë më të qetë ndaj kufizimeve të Covid, vendet fqinje si Norvegjia nuk e kanë përfshirë atë në listën e destinacioneve nga të cilat njerëzit mund të udhëtojnë.
Pra, ajo që çifti bëri ishte shkëmbimi i betimeve të tyre në mes të një pylli në rajonin Holebekk jug-lindor të Norvegjisë, menjëherë pranë kufirit suedez. Ata qëndruan në njërën anë të kufirit, të ndara me një fjongo të bardhë nga disa nga familjarët dhe miqtë e tyre.
Nusja, Camilla Oyjord, tha që ajo e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjet iu përgjigjën me entuziazëm.
”Ne donim të bëhesh burrë e grua! Dashuria mbi të gjitha”, tha ajo.
Dhëndri, Alexander Clern, tha që ata nuk mendonin se të ftuarit do të vinin, pasi ishte një rruge e gjatë në pyll me makinë, por ata ishin të kënaqur nga një pjesëmarrje e madhe e miqve në dasmë.
Dhe kishte dy të ftuar të paftuar gjithashtu – oficerët e policisë që ishin atje për të siguruar që askush të mos e kalonte shiritin.
”Policët pyetën me edukatë nëse mund të ishin prezent dhe të vëzhgojnë. Ne, sigurisht, që thamë po”, shtuan porsamartuar. /Insajderi.com