Dasma që priste 10.000 të ftuar mes pandemisë së Coronavirus-it

Dasma që priste 10.000 të ftuar mes pandemisë së Coronavirus-it

Zyrtarët e New York-ut këtë javë ndaluan një martesë që pritej të tërhiqte 10,000 mysafirë mes pandemisë së vazhdueshme të Coronavirusit, konfirmoi të shtunën guvernatori i qytetit, Andrew Cuomo, njofton Insajderi.

Dasma ishte për familjarin e një udhëheqësi të njohur hasidik, sipas një raporti.

Një nip i Zalman Leib Teitelbaum, një rabin i madh i sektit Satmar, do të kurorëzonte lidhjen, njoftoi ËCBS.

Raporti tha se ceremonia ishte planifikuar të mbahej në vendet në “Rodney Street” dhe në “Bedford Avenue”, të cilat janë vendet e një sinagoge “Satmar” dhe sektit “Akademia e Bashkuara Talmudical”

Kufiri shtetëror i organizimit të dasmave në New York City është 50 persona.

Teitelbaum drejton sektin “Satmar” në Williamsburg ndërsa vëllai i tij, Aaron, i cili thuhet se kontraktoi COVID-19 në mars, kryeson Satmar në enklavën Kiryas Joel në Orange County.

Martesat e mëparshme të të afërmve të Zalman Teitelbaum kanë tërhequr një turmë të pranishmish, qoftë në rrugët e Brooklyn apo në Izrael. /Insajderi.com

Burimi: New York Post