
Mbrojtësi I Bayern Munich, Austiaku, David Alaba, ka filluar kontaktet e tij me klubin e Barcelonës, për një transferim të tij në Camp Nou.
Sipas mediumit të afërt me Barcelonën, Sport, Barcelona ka kontaktuar lojtarin dhe i njëjti i është përgjigjur pozitivisht këtyre kontakteve dhe po e mendon kalimin tek ekipi spanjoll, raporton Insajderi.
David Alaba, nuk e ka nënshkruar kontratën e re të ofruar nga Bayern dhe ai ka filluar të mendojë për një aventurë të re dhe duket se Barcelona është synimi I tij.
Në anën tjetër, Bayern Munich e ka blinduar pozitën ku lunate Alaba, me mbrojtësin e ri Alphonso Davis, I cili po llogaritet si një sensacion në futbollin botëror./Insajderi.com.