David Copperfield u detyrua në gjykatë ta zbulojë sekretin e vet më të madh

Magjistari i famshëm pranoi: Kjo është e vërteta për trukun i cili më bëri të famshëm në gjithë botën.

David Copperfield u detyrua në gjykatë ta zbulojë sekretin e vet më të madh

Magjistari i njohur amerikan David Copperfield ishte detyruar ta zbulojë trukun e vet të famshëm pasi një shikues, turisti britanik Gavin Cox, ushtroi padi duke pretenduar se është lënduar rëndë derisa ka marrë pjesë në spektaklin e tij në Las Vegas në vitin 2013.

Turisti 58 vjeç nga Kenti ishte në show për ditëlindjen e tij dhe ishte zgjedhur të marrë pjesë në një iluzion të quajtur “truku #13”, në të cilin ishin dashur që 13 anëtarë të publikut të zhduken.

Gjatë zhdukjes, Cox pretendon se ka marrë lëndim të përhershëm të trurit dhe lëndim të krahut pasi ishte rrëzuar gjatë kryerjes së trukut.

Avokatët e Copperfieldit kanë bërë gjithë çfarë ishte e mundur në mënyrë që të pengojnë të dalin në opinion sekretet e zanatit të magjistarit, por ata megjithatë humbën në gjykatë prandaj Copperfield dhe miku i tij producenti ekzekutiv Chris Kenner u detyruan të zbulojnë para gjykatës se si ishte kryer iluzioni.

Pas perdeve të zeza pjesëmarrësit zhduken në një kalim të fshehët i cili çon prapa skenës dhe më pas, në finale të showit, ata përsëri paraqiten në publikë.

Avokati i të dëmtuarit Cox pretendon se ruta nuk ishte mirë e ndriçuar dhe përplot pengesa, dhe se ata madje kanë vrapuar, për çka i mbrojturi i tij ishte rrëzuar. Gjykimi po zgjatë ende, ndërsa mbrojtja thekson se edhe vet Copperfield shumë herë ka kaluar nëpër atë rutë dhe ka konstatuar se është e sigurt./Insajderi.com.