Portieri spanjoll, David De Gea, do të largohet nga Manchester United.
De Gea do të shitet gjatë kësaj vere nga drejtuesit e klubit anglez.
Siç raporton “Daily Star” së fundmi në garë për portierin ka hyrë Juventusi. Drejtuesit e klubit italian e shohin De Gean si zëvendësues të Wojciech Szczesnyt.
Juventus është e gatshme të dërgojë ofertë mbi 30 milionë euro për De Gean, derisa interesim për 30-vjeçarin ka shprehur edhe Paris Saint Germain.
De Gea ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023. /Insajderi.com