Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz do të largohet nga “The Gunners” në fund të sezonit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, “Daily Mail” dhe “The Athlethic”.
Sipas mediave, Luiz ia ka kumtuar lajmin klubit dhe pas një mbledhje me bordin ditën e sotme, është vendosur që braziliani do të largohet në fund të sezonit.
Sipas gazetarit të “The Athletic”, David Ornstein, Luizit nuk i është ofruar një marrëveshje e re dhe edhe nëse do ti ofronin një gjë të tillë, 34 vjeçari nuk do të pranonte, pasi qëllimi i tij ishte të largohej./Insajderi.com