David Moyes pas dyshes së United

David Moyes pas dyshes së United

Ish trajneri i Manchester United, tani trajneri West Ham ka hedhur sytë nga ish klubi i tij, duke shikuar për mundësinë e transferimit të lojtarëve të cilët nuk po mund të gjejnë hapësira tek United.

Jesse Lingard është njëri nga lojtarët që nuk ka arritur të adoptohet në skemat e Solskjaer dhe nuk po arrin të fitojë simpatinë e tifozëve të United, prandaj edhe pritet largimi i tij nga Old Trafford. Lojtari tjetër në këtë listë është Phil Jones, që mesatarisht për United paraqitet në rreth 5 ndeshje përgjatë gjithë sezonit, kjo sepse ai është gjithmonë i lënduar dhe në ato raste kur është i gatshëm për lojë, nuk përzgjidhet nga trajnerët e United, raporton Indipendent, transmeton Insajderi.

Manchester United, gjatë këtij afati kalimtarë, pritet të përforcohet në anësorët e sulmit si dhe në mbrojtje, prandaj pritet që largimet eventuale të këtyre lojtarëve të lirojnë vendet për ardhjet e reja./Insajderi.com