Adnan Januzaj ka marrë më në fund një lajm të mirë për karrierën e tij. Sipas mediave angleze, lojtari ofensiv i Manchester United kërkohet nga Sunderland, skuadër në të cilën tashmë drejton David Moyes.
Ky i fundit ishte ai që i dha besim Januzajt duke e aktivizuar rregullisht në skuadrën e parë të Manchester United dhe falë tij, futbollisti me origjinë shqiptarë u bë i njohur në të gjithë botën.
Januzaj shënoi dy gola kundër Sunderlandit në ndeshjen e tij të parë si titullar me Mançester Junajtid nën drejtimin e Moyes, por karriera e tij ka marrë një drejtim krejt të kundërt nga ajo që parashikohej në atë periudhë.
Futbollisti është kritikuar shpesh për mosangazhim në stërvitje apo për mosrespektimin e shokëve të skuadrës. Për këtë arsye, ai dështoi si me kombëtaren belge, ku është shpallur i padëshiruar, ashtu edhe në huazimin e tij te Borussia Dortmund. /Insajderi.com