Davis – LeBron bëjnë diferencën, Lakers “fluturojnë” në krye [Video]

Davis – LeBron bëjnë diferencën, Lakers “fluturojnë” në krye [Video]

Skuadra e Lakers ka lënë pas krahëve humbjen e ndeshjes së parë sezonale në NBA, duke korrur sot triumfin e tretë radhazi.

Kalifornianët mundën 120-91 Memphisin, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë.

Memphis udhëhoqi takimin shumicën e kohës (Morant 16 pikë), por në 15 minutat e fundit erdhi përmbysja e Lakers.

Anthony Davis ishte një përbindësh, duke realizuar 40 pikë e 20 rebound, mbështetur nga LeBron James me 23 pikë.

Fitore shënoi edhe ekipi i Miamit, që mundi 112-97 Atlantan, në ndeshje të dominuar prej skuadrës nga Florida.

Herro realizoi 29 pikë, duke qenë shënuesi më i mirë, mbështetur nga Butler e Dragic me nga 21 pikë secili.

Jashtë fushe triumfoi edhe ekipi i Mavericks, që mundi 109-106 Nuggets. 9 lojtarë të Dallasit realizuan mbi 10 pikë, me kolektivitetin që bëri diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Millsap.