De Biasi: Fituam ndaj një ekipi të mirë si Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare shënoi një fitore 2-0 në sfidën miqësore me Luksemburgun, edhe pse jo me shumë shkëlqim.

De Biasi: Fituam ndaj një ekipi të mirë si Luksemburgu

Në përfundim të takimit, trajneri De Biasi e vlerësoi lojën e skuadrës së tij, por nuk harroi të bëjë të njëjtën gjë edhe për skuadrën e Luksemburgut.

“Të gjithë do të thonë që fituam ndaj Luksemburgut, por unë dua të kujtoj se, kjo skuadër fitoi ndaj Greqisë pak kohë më parë, ndërsa para dy vitesh barazoi me Italinë”, deklaroi italiani De Biasi, njofton Top-Channel.

Ai i thuri lavde edhe skuadrës së tij, duke thënë që ata ishin të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes dhe zhvilluan lojë të mirë.

“Ndeshjet duhen luajtur, pasi të gjithë kundërshtarët janë të organizuar dhe kërkojnë t’i vështirësojnë gjërat. Ajo që më pëlqeu është se, lojtarët ishin të përqendruar dhe loja e zhvilluar ishte e mirë”, shtoi më tej ai.

Shqipëria do t’i zhvilloj edhe dy miqësore tjera gjatë muajit maj, të cilat do të jenë të fundit para nisjes së kampionatit evropian. /Insajderi.com