
Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka folur rreth takimit me kombëtaren italiane, ku ka kritikuar federatën italiane për përzgjedhjen e vendit, ku do të luhet ndeshja Itali-Shqipëri.
Sipas De Biasit, Federata italiane e ka bërë me qëllim që të mos ketë shumë tifoz, por shprehet i bindur se tifozët shqiptarë do të gjejnë mënyre për të qenë të shumtë në stadium.
“Sa i përket ndeshjes në Palermo, jam i bindur që Federata italiane e ka bërë me qëllim që të mos ketë shumë tifozë, siç do të kishte në ndonjë qytet në qendër apo në veri të Italisë. Megjithatë kam bindjen se tifozët shqiptarë do ta gjejnë mënyrën për t’u organizuar dhe për të qenë të shumtë në stadium, edhe aty”, tha De Biasi, në një intervistë për “Top Channel”
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, ka treguar se ende nuk po arrin të gjejë një zëvendësues të të larguarit nga stafi, Paolo Tramezzani.