De Biasi: Maqedoninë e mundëm në 15 minuta

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi shprehet se ndeshjen me Maqedoninë e fitoi për 15 minuta. Në një intervistë për televizionin publik shqiptar menjëherë pas ndeshjes, ai tha se pjesa e parë ishte më e mirë për ekipin e tij.

De Biasi: Maqedoninë e mundëm në 15 minuta

“Mund të thuhet se Maqedoninë, e mundëm në 15 minuta. Mund ta ndajmë në dy pjesë, në pjesën e parë luajtëm disi mirë e pastaj ishim shumë të ngadaltë”, tha De Biasi, raporton Insajderi.

I pyetur nëse e mori me frikë Maqedoninë, ai tha:

“Jo, Maqedonia është ekip shumë i mirë, ka teknikë që nga mesi i fushës e lart janë shumë të rrezikshëm. Në 15 minutat e mbetura u vu në vështirësi por është një ekip që duhet patur gjithmonë kujdes”.

Shqipëria do të ndeshet me Lihtenshtajnin më 6 tetor në Vaduz, ndëra tre ditë më vonë do të presë Spanjën në ‘Loro Boriçi’. /Insajderi.com