Reagimi i De Biazit pas humbjes së katërt radhazi

Reagimi i De Biazit pas humbjes së katërt radhazi

Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi është shfaqur mëse besimplotë dhe komod në konferencën për shtyp të dhënë në përfundim të miqësores ndaj Bosnjë Hercegovinës, pavarësisht disfatës së pësuar me rezultatin 1-2 dhe regjistrimit të humbjes së katërt radhazi.

Sipas De Biasit, ndeshja e sotme duhej të kishte përfunduar me fitoren e kuqezinjve, me motivacionin e mungesave që kishte ekipi, sikurse dhe për lojën e zhvilluar.

“Është e vërtetë që kemi pësuar katër humbje radhazi. Mendoj se njerëzit kanë sy dhe gjithkush duhet të kuptojë se rezultati i drejtë do të kishte qenë fitorja e Shqipërisë, kjo për mungesat që kishim, por mbi të gjitha për lojën që zhvilloi ekipi”, ka thënë ai pas ndeshjes

“U pa që aktivizuam futbollistë të cilët nuk janë aktivizuar së fundmi, por miqësoret janë edhe për të testuar dhe provuar futbollistë të rinj. Do të humbisnim kohë nëse nuk do të testonim elementë kandidatë për një të ardhme të afërt”, deklaori ndër të tjera trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi.