De Boer do të pasojë Koeman te Holanda

De Boer do të pasojë Koeman te Holanda

Holandezi, Frank de Boer, do të jetë pasuesi i Ronald Koeman te Kombëtarja e Holandës, transmeton Insajderi.

De Boer, do të marrë drejtimin e Holandës, pasi përzgjedhësi holandez, Koeman, ka kaluar në pankinën e ekipit spanjoll të Barcelonës.

Kështu, drejtuesit e Federatës holandeze të futbollit, drejtimin e ekipit kombëtar, ia kanë besuar një ish lojtari tjetër holandez.

De Boer, më parë ishte trajner i skuadrave si Inter, Crystal Palace dhe Atlanta United në Major League Soccer, ku me asnjërën nuk ka lënë gjurmë në sukseset e ekipeve, pastaj u shkarkua nga drejtimi i ekipeve.

De Boer, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Holandën, deri në qershor 2022, pas përfundimit të Boërorit Katar 2022, raporton Super Sport. Në anën tjetër, de Boer do të marrë menjëherë drejtimin e Holandës, duke përgatitur ndeshjen miqësore kundër Meksikës në muajin tetor. /Insajderi.com