Për Pep Guardiolën, mesfushori belg Kevin De Bruyne është futbollisti më i mirë që ka stërvitur, pas yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

De Bruyne ka shkëlqyer edhe këtë javë në ndeshjen kundër Bournemouthit pas asaj kundër Manchester United, raporton Insajderi.
Guardiola në këtë rast nuk e la pa e lavdëruar ish-mesfushorin e Chelseat pas ndeshjes. Madje tekniku katalanas e krahasoi atë me Lionel Messin.
“Kevin është njëri nga lojtarët më të mirë aktual në botë dhe njëri nga më të mirët që kam stërvitur ndonjëherë. Messi është i pari në listën time, por menjëherë pas tij vjen Kevin De Bruyne”, tha Guardiola. /Inajderi.com