De Bruyne mund ta humbë EURO 2020 shkaku i lëndimit

De Bruyne mund ta humbë EURO 2020 shkaku i lëndimit

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, pësoi thyerje të hundës dhe gropës së syrit gjatë ndeshjes së finales së Ligës së Kampionëve, në të cilën City humbi kundër Chelseat me rezultat 1-0, transmeton Insajderi.

Fraktura e shkaktuar mund ta mbajë mesfushorin larg ndeshjeve të “EURO 2020” të cilat fillojnë nga 11 qershori.

Belgu u largua nga fusha me lotë në sy derisa u dërgua në spital pasi e enjtura e tij u përkeqësua.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, 29 vjeçari konfirmoi shkallën e dëmtimit.

“Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Tani ndihem mirë. Ende i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi”.

Belgjika e nis evropianin me ndeshjen kundër Rusisë më 12 qershor./Insajderi.com