De Bruyne rikthen baraspeshën në “Parc de Prince”

De Bruyne rikthen baraspeshën në “Parc de Prince”

Manchester City ka arritur të barazoi shifrat në 1:1 në ndeshjen gjysmëfinale kundër PSG-së që po zhvillohet në Paris, njofton Insajderi.

Pas avantazhit të pjesës së parë të PSG-së, Manchester City nuk mund të pajtohej me këtë rezultat, teksa me të filluar pjesa e dytë do të hidhej në sulm për të barazuar rezultatin.

Po zhvillohej minuta e 64-të e ndeshjes, pas një korneri të shkurtuar, Zinchenko do të pasonte topin te mesfushori belg, ndërsa ky i fundit me qëllim për të krosuar në zonë, topin nuk e prek asnjëri nga lojtarët, duke zënë të papërgatitur edhe portierin Navas i cili nuk mundi të reagonte më shumë, kështu topi përfundoi në rrjetë. /Insajderi.com