Belgjika ka arritur fitore me rezultat 2-1 në përballje kundër Danimarkës, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë u takoi tërësisht danezëve, të cilët dominon tërësisht ndeshjes, si në posedim ashtu edhe në raste.
Ata arritën të shënojnë gol vetëm pas dy minutash lojë përmes Yussuf Poulsen.
Ndërsa për dallim nga pjesa e parë, ajo e dyta ishte tërësisht tjetër.
Me inkuadrimin e Kevin De Bruyne në fillim të pjesës së dytë në ndeshje, belgu i dha shpirt ekipit të tij.
Ata arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 55-të, në një aksion fantastik, të cilin në fund e finalizoi Thorgan Hazard.
Për t’i siguruar epërsinë dhe fitoren u përkujdes ylli i kësaj ndeshje, Kevin de Bruyne në minutën e 71-të të ndeshjes.
Deri në fund të takimit, më aktive u treguan danezët, por rastet e krijuara nuk arritën t’i finalizonin, kështu shifran nuk ndryshuan.
Ndeshjen përmbyllëse të fazës së grupeve, Belgjika do të përballet me Finlandën, ndërsa Danimarka do të ketë përball Rusinë./insajderi.com
Belgjika përmbysë Danimarkën
Belgjika ka përmbysur Danimarkën në ndeshjen e dytë të “Grupit B”.
Belgët në epërsi i kaloi Kevin De Bruyne, në minutën e 71, raporton Insajderi.
Danimarka ka dominuar Belgjikën në pjesën e parë, ku dhe kaluan në epërsi.
Por, pjesa e dytë ishte një rikthim për Belgjikën.
Belgjika arrinë të barazoj rezultatin përball Danimarkës
Belgjika ka arritur të barazoj rezultatin në një aksion fantastik të realizuar.
Golin e shënoi Thorgan Hazard, në minutën e 54-të të ndeshjes.
Të këta minuta të zhvilluar të pjesës së dytë duhet se belgët e kanë rimarrë veten, pasi në pjesën e parë nuk kishin hapsirë të zhvillonin raste për shkak të presionit të lartë të danezëve.
Fillon pjesa e dytë mes Danimarkës dhe Belgjikës
Përfundon pjesa e parë mes Danimarkës dhe Belgjikës
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Danimarkës përball Belgjikës.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim apsolut të danezëve, të cilët ishin shumë më kërkues.
Youssuf Poulsen arriti të shënoj golin më të shpejtë të këtij kampionati dhe të dytin në histori pas vetëm 99 sekondash lojë.
Ani pse në epërsi, Danimarka nuk e ndalte sulmin, duke kërkuar shumë më shumë.
Çka vlenë të përmendet në këtë pjesë, është edhe ndalja e lojës në minutën e 10-të, në nderim të Christian Eriksen i cili pësoi sulm kardiak në ndeshjen e fundit të Danimarkës kundër Finlandës.
Ndalet loja në minutë e 10-të në nderim të Christian Eriksen
Është ndalur loja në minutën e 10-të të takimit në nderim të mesfushorit Christian Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak në ndeshjen kundër Finlandës.
Danimarka kalon në epërsi ndaj Belgjikës
Danimarka ka kaluar në epërsi vetëm pas 100 sekondash lojë kundër Belgjikës.
Yussuf Poulsen shënoi golin për epërsinë fillestare të danezëve.
Në rastin e parë të krijuar ekipi skandiav, ata arritën të kalojnë në epërsi.
Fillon përballja mes Danimarkës dhe Belgjikës.