Transferimi i trajnerit të Sassuolos, De Zerbi në stolin e Shakhtar Donetsk ka bërë që e ardhmja e mesfushorit italian, Manuel Locatelli të marrë rrjedhë tjetër pas zërave që e çonin tek Juventusi në fund të sezonit, njofton Insajderi.
Sipas “Claciomarcato.com”, tekniku italian po tenton të marrë me vete tek skuadra ukrainase talentin 23 vjeçar, i cili me paraqitjet e tij bëri që shumë skuadra të kërkonin shërbimet e tij.
U përfol shumë për një transferim të Locatellit tek Juventusi me një marrëveshje mbi bazën e 20 milionë eurove dhe disa lojtarë në formën e huazimit, por skenari ka ndryshuar.
Shaktari mund ta bëjë të vetin 23 vjeçarin për shumën e 35 milionë euro dhe me një kontratë me tre milionë euro në sezon.
Ukrainasit po përpiqen të përdorin afrimitetin e De Zerbit me lojtarin, për të afruar në skuadër një ndër talentet më të mëdha të futbollit europian. /Insajderi.com