Dean Henderson “kërcënon” De Gea-n – Jam këtu për pozitën e titullarit

Dean Henderson “kërcënon” De Gea-n – Jam këtu për pozitën e titullarit

Portieri i akademisë së Manchester United, Dean Henderson, ka paralajmëruar David De Gea-n, se ai është rikthyer për të marrë pozitën e portierit numër një në klub.

“Jam kaq afër të bëhem numri një në Manchester United dhe nuk do dorëzohem. Me punë dhe përkushtim do të bëj presion deri sa ta arrij këtë qëllim. E respektoj shumë De Gea-n. Ka qenë shërbyes fenomenal për klubin dhe nga më të mirët ndër vite”, tha Henderson, transmeton Insajderi.

“Ajo çka pretendoj tek Manchester United është të jem De Gea i këtyre viteve për ta. E mbaj mend në një intervistë më parë të kem thënë se si 23 vjeçar do rikthehem në klub për të synuar pozitën e startuesit duke ditur se çfarë më duhej të bëja, dhe ja ku jam sot.”, përfundoi Dean Handerson.

Portieri 23 vjeçar, ishte i huazuar tek ekipi i Shefield United, për dy vitet e kaluara dhe paraqitjet e jashtëzakonshme të tij, kanë bërë që Manchester United, ta rikthejë në ekip, duke i bërë konkurrencë portierit spanjoll, De Gea.

Së fundi, ai është ftuar edhe nga kombëtarja e Anglisë, ku do të “garojë” me portierin e Everton, Jordan Pickford, për të marrë pozitën e startuesit edhe tek Anglia./Insajderi.com.