Debati për Zëvendës Presidentin: Pence dhe Harris përplasen për Covid-19

Debati për Zëvendës Presidentin: Pence dhe Harris përplasen për Covid-19

Një debat i drejtpërdrejtë televiziv midis kandidatëve për zëvendës president përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm në Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka parë përplasje të ashpra mbi pandeminë e koronavirusit, transmeton Insajderi.

Demokratja amerikane Kamala Harris akuzoi Donald Trump për “dështimin më të madh të çdo administrate presidenciale” në histori, raporton BBC.

Ndërsa, i menjëheshëm ishte edhe reagimi i zëvendës presidentit Mike Pence, një Republikan, i cili tha se plani pandemik i partisë së zonjës Harris është një “plagjiaturë”.

Ky ishte një debat civil midis dy komunikuesve të qetë krahasuar me përballjen luftarake të javës së kaluar midis Z. Trump dhe Z. Biden, e cila degjeneroi në fyerje dhe thirrje emri.

Pence nuk ndërpreu aq shumë sa presidenti javën e kaluar, por kur ai bëri ndërhyrje, Zonja Harris ndërhyri duke thënë: “Z. Nënkryetar, unë jam duke folur, unë jam duke folur”.

Në të vërtetë momenti viral të mërkurën në mbrëmje që dukej se krijonte më shumë zhurmë ishte një mizë që ulej në kokën e Z. Pence dhe qëndroi atje për rreth dy minuta. /Insajderi.com