fbpx

Debutimi i Galaxy Fold jo përpara Korrikut

Debutimi i Galaxy Fold jo përpara Korrikut

Samsung është treguar i vendosur për ta sjellë telefonin në treg pavarësisht raportimeve se Galaxy Fold është tejet i brishtë për përdorim ditor.

Rasti i çuditshëm i Galaxy Fold mund të shtojë debutimin e telefoni në mesin e Verës sipas një raporti të The Korea Herald.

Media lokale raportoi në muajin Maj se Samsung do të shtynte debutimin e telefonit dhe tashmë thotë se do të jetë muaji Korrik ai që do të rikthejë telefonin eksperiment të Samsung në duart e blerësve të parë.

Raporti është në kundërshtim me një deklaratë të fundit të CEO i Samsung Mobile DJ Koh i cili kishte thënë se Galaxy Fold do të jetë i disponueshëm përpara muajit Korrik.

Na ndajnë vetëm një javë përpara se të bëhen dy muaj nga debutimi i telefonit që duhej të kishte ndodhur në muajin Prill.

Samsung është treguar i vendosur për ta sjellë telefonin në treg pavarësisht raportimeve se Galaxy Fold është tejet i brishtë për përdorim ditor.

iFixit kishte zbuluar një mekanizëm palosjeje të dobët pak ditë përpara se Samsung ta tërhiqte nga tregu.

Agjencia e lajmeve Yonhap përmendte se Samsung mund të adresojë problemin duke integruar shtresën mbrojtëse të ekranit në vetë telefonin. Analistët e parë që kishin në duar telefonin Galaxy Fold kishte hequr këtë shtresë duke menduar se ishte xham mbrojtës por ajo në fakt mbronte mekanizmin e palosjes nga hyrja e papastërtive.

Përtej kësaj nuk ka informacione rreth mënyrës sesi Samsung do të adresojë problemin. Në të njëjtën kohë Huawei ka konfirmuar shtyrjen e telefonit me palosje Mate X në Shtator. Me pak fjalë revolucioni i telefonëve me ekrane me palosje do të vijë më vonë nga sa kemi menduar.