Debuton treni prototip që mund të arrijë shpejtësi prej 620 kilometrash në orë

Debuton treni prototip që mund të arrijë shpejtësi prej 620 kilometrash në orë

Kina ka zbuluar një prototip për një tren të ri “Maglev” që është i aftë të arrijë shpejtësi prej 620 kilometrash në orë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Treni funksionon me fuqi super-konduktive me temperaturë të lartë (HTS) që e bën atë të duket sikur po noton përgjatë shinave të magnetizuara.

Prototipi i hijshëm 21 metra i gjatë u zbulua për media në qytetin Chengdu, Provinca Sichuan, më 13 janar. Përveç kësaj, studiuesit e universitetit ndërtuan pistën prej 165 metrash për të demonstruar se si do të dukej treni dhe se si do të ndjeheni gjatë udhëtimit në transit, sipas Xinhua News.

Profesori He Chuan (nënkryetar i Universitetit Jugperëndimor Jiaotong, i cili punoi në prototip) u tha gazetarëve se treni mund të jetë “funksional” brenda 3-10 viteve. /Insajderi.com