Deçiq barazon si mysafir i Titogradit

Deçiq barazon si mysafir i Titogradit

Deçiqi nga Tuzi ka barazuar si mysafir i ekipit Titograd 1:1, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit në Mal të Zi, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa pesë minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, nikoqirët kaluan në epërsi me Mrvaljevic.

Në minutën e 63-të në ndeshje, mysafirët nga Tuzi barazuan rezultatin me anë të Ognjen Rolovic. Gol që doli të ishte i fundit në këtë takim, pasi deri në fund asnjëra palë nuk arriti të shënonte golin e fitores.

Ky është barazimi i 10 në ligë për ekipin e vetëm shqiptar që bënë gara në futbollin e Malit të Zi, krahas gjashtë fitoreve dhe një humbje.

Pas kësaj pike, Deçiqi shkon në kuotën e 28 pikëve, duke u gjendur në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa në ndeshjen e ardhshme e pret Petrovacin në Tuz. /Insajderi.com