Deçiq mposht bindshëm Rudarin

Deçiq mposht bindshëm Rudarin

Në javën e 14-të në elitën e futbollit malazez, skuadra e vetme shqiptare që bënë pjesë në këtë ligë, Deçiqi nga Tuzi, ka mposhtur me rezultat të pastër 0:3 ekipin e Rudarit, njofton Insajderi.

Në një teren të mbuluar me borë, Deçiq arriti t’i arkëtonte tre pikë shumë të rëndësishme në një terren të vështirë. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat ta bardhë 0:0, ndërsa të tre golat, miqtë nga Tuzi i shënuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 56’ të ndeshjes, Mario Gjolaj shënoi për epërsinë e parë të Deçiqit. Pas nëntë minutash, mysafirët realizuan përsëri, kësaj radhe me Kristijan Vulaj. Kur ndeshja pritej të përfundonte 0:2 për miqtë, në skenë doli Adrian Rudoviç, i cili shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, duke shënuar për rezultatin përfundimtar, Rudar 0:3 Deçiq.

Me këtë fitore, Deçiq shkon në kuotën e 26 pikëve me goldallim 21:6, teksa ndodhet në pozitën e dytë në tabelë.

Gjiron e ardhshme, Deçiq e luanë përsëri në transfertë, kësaj radhe te Sutjeska më 29 nëntor. /Insajderi.com