Deçiq mposht Petrovacin në Tuz

Deçiq mposht Petrovacin në Tuz

Në javën e 18-të në Ligën e Parë të futbollit në Mal të Zi, Deçiqi ka mposhtur në Tuz ekipin e Petrovac me rezultat minimal 1:0, njofton Insajderi.

Ndeshja ishte e dominuar nga ekipi nikoqir, edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa golin e fitores, Deçiqi e shënoi në pjesën e dytë të lojës.

Po zhvillohej minuta e 62-të e ndeshjes, ku vendasit arrijnë të zhbllokojnë rezultatin me anë të sulmuesit Kristijan Vulaj. Në fund, goli i Vulaj doli të ishte goli fitores dhe i tre pikëve me vlerë.

Me këtë fitore, Deçiq ruan pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, katër më shumë se vendi i tretë.

Ndeshjen e ardhshme, ekipi i vetëm shqiptar që bënë gara në elitën e futbollit malazez, Deçiq e zhvillon të dielën me 13 nëntor, ku e pret liderin Buduçnostin e Podgoricës. /Insajderi.com