
Ditën e diele, janë zhvilluar duelet e javës së 15-të në elitën e futbolli malazias, ndërsa ekipi shqiptar që bënë pjesë në këtë ligë, ka barazuar si mysafir e Sutjeskës, me rezultat 1:1, njofton Insajderi.
Në këtë takim, ekipi nga Tuzi ka hyrë për fitore, ngase pas 21’ minutash lojë, pas një harkimi nga këndi, më së miri në zonë u gjend Ilir Camaj, i cili realizoi më kokë për shifrat 0:1, gol me të cilën u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Tuzi kërkonte të shënonte golin e dytë, që do të ishte i sigurisë, mirëpo në minutat e fundit të ndeshjes, Markoviç, barazoi rezultatin, kështu duke dënuar miqtë për mos konkretizimin e rasteve të humbura.
Edhe pas javës së 15-të, Deçiq mbetet ekipi i vetëm në ligë pa humbje, derisa me këtë pikë, ekipi nga Tuzi ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë. /Insajderi.com