Skuadra shqiptare që bënë gara në elitën e futbollit malazez KF Deçiqi nga Tuzi, nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj malazezëve të Sutjeska, njofton Insajderi.
Në pjesën e parë shënuan vendasit për 1:0, ndërsa në pjesën e dytë, barazuan mysafirët për rezultatin final 1:1.
Me këtë barazim, skuadra nga Tuzi, shkon në kuotën e 12 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, katër më pak se lider FK Podgorica.
Gjiron e ardhshme, Deçiqi e luan si mysafir e liderit momental në tabelë, Podgoricës, në derbin e kampionatit malazez, që zhvillohet të mërkurën. /Insajderi.com