Kur kanë kaluar 10 javë në elitën e futbollit malazez, skuadra e vetme shqiptare që bënë gara në Mal të Zi, Deçiq nga Tuzi, është u vetmi ekip që nuk ka shijuar akoma humbjen, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e fundit në ligë, të zhvilluar të dielën në Podgoricë kundër Buduqnostit, edhe pse fillimisht u gjenden në disavantazh prej dy golash, Deçiq arriti të barazonte rezultatin me dy golat e sulmuesit Ilir Camaj.
Momentalisht Deçiq gjendet në pozitën e dytë në tabelë, një pikë më pak se lideri Buduqnost. Por duhet theksuar se klubi shqiptar, nuk ka asnjë humbje në ligë, gjithashtu ka mbrojtjen dhe sulmin më të mirë ne ligë, me gjashtë gola të pësuar dhe 16 të shënuar.
Ndeshjen e ardhshme, ekipi nga Tuzi e zhvillon kundër FK Iskra në shtëpi, të shtunën me fillim nga ora 20:00. /Insajderi.com